Coronavirus ka prekur Italinë dhe ditët e fundit, ka pasur shumë ndryshime dhe në futboll. 1557 raste të zbuluara, 83 janë rikuperuar dhe plot 34 të vdekur: Ky është bilanci i Coronavirus deri më tani në shtetin fqinj dhe klubet e futbollit nuk kanë qëndruar në pritje, së bashku me Federatën Italiane, të cilët kanë shtyrë dhe marrë masa të tjera për disa ndeshje.
Takimi i Juventusit me Interit, do të luhet në 9 mars, i vlefshëm për Serie A, ndërsa sfida e kthimit gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes bardhezinjve dhe Milanit, do të luhet me dyer të hapura, ndryshe nga çfarë u raportua në fillim.
Sfida mes Sampdorias dhe Hellas Verona, që ishte programuar për t’u luajtur nesër, është shtyrë. Deri me datë 8 mars, sfidat në Lombardi, Veneto dhe Romagna, do të luhen me dyer të mbyllura, si dhe në krahinat Pesaro dhe Savona./abcnews.al
Allianz Stadium will be open for the #JuveMilan #CoppaItalia semi-final.
— JuventusFC (@juventusfcen) March 1, 2020