Sfidat e islamit dhe kërcënimet në emër të fesë/ Spahiu: Shqipëria, model i shkëlqyer në bashkëjetesën fetare

schedule20:45 - 10 Prill, 2024

schedule 20:45 - 10 Prill, 2024

TIRANË- Besimi islam krahas përçmimit të paqes është përballur me sfida dhe një prej tyre janë kërcënimet e ISIS, pjesëtarët e të cilit përdorin ideologjinë fetare, për të kërcënuar dhe përcjellë ndjenjën e frikës.

Një i tillë ndodhi të martën, ku grupi i Shtetit Islamik bënte thirrje për sulme në sfidat e Champions League.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, i ftuar në “Real Story” tha se kjo nuk është problemi i fesë islame, por kjo keqpërdoret nga individët të caktuar për qëllimet e tyre.

Ai tha se në këtë aspekt, Shqipëria ka qenë, është dhe do mbetet modeli më i shkëlqyer i bashkëjetesës fetare.

“Nuk është problemi i fesë në vetëvete, por problemi i disa individëve, të cilët duke përdoru terminologjitë e islamit për qëllimet e tyre të caktuara, por ne mund të themi këtë, që Shqipëria në këtë fushë ka qenë, është dhe do mbetet modeli i shkëlqyer i bashkëjetesës ndërfetare”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!