“Sfidantët e Berishës do të kenë mbështetje Perëndimore”, Nazarko: Ish-kryeministri në krye në PD, skenar i pëlqyeshëm nga Rama

schedule18:43 - 3 Mars, 2023

schedule 18:43 - 3 Mars, 2023

Analisti, Mentor Nazarko i ftuar në “Special Report” të gazetarit, Arlind Isa në ABC News, ndër të tjera tha se nëse Berisha  afirmohet në krye të Partisë Demokratike, ai do të vazhdojë të ketë sfidantë brenda PD, duke theksuar se këta të fundit do të kenë edhe mbështetjen e Perëndimit.

Nazarko shtoi se skenari që Berisha të afirmohet nga Apeli se kryetar i Partisë Demokratike është një skenar i pëlqyeshëm nga kryeministri, Edi Rama.

“Sfidantët e Berishës do të kenë mbështetje perëndimore. Skenari që Berisha të vij në krye të partisë, është më i pëlqyeshme për Ramën.

Në vendet tonë të vogla Perëndimi ka interes për bashkëbisedues të sigurtë dhe nuk pranon të delegjitimuar.

Zoti Rama ka gjithë interesin që të ketë përballë Berishën. Për analogji edhe pse nuk është e plotë, shikoni atë që po ndodh me Malin e ZI, alternativa e Milo Gjukanovic konsiderohet ende e besueshme nga Perëndimi, vetëm për shkak të një elementi, që është politika e jashtme.

Nëse Perëndimi do të kishte interes të largohej, nëse do shihte alternativa të tjera, ai mund të ishte shtyrë që ta linte jetën politike.

Vendimi i Apelit për të afirmuar Berishën, do të jetë favorizim për Partinë Socialiste.

Zhvillimet që do jenë pas vendimit të Apelit, nuk do të shtojnë kompaksinë në kampin opozitar,” u shpreha Nazarko.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!