Sfida vendimtare, Gëzdari: Duhet ta sulmojmë Spanjën, nuk dimë të mbrohemi

schedule23:44 - 22 Qershor, 2024

schedule 23:44 - 22 Qershor, 2024

Trajneri Edmond Gëzdari thotë se në ndeshjen me Spanjën, Shqipëria duhet të luajë në sulm.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Gëzdari u shpreh se ekipi kombëtar ka probleme me mbrojtjen.

“Spanja do të ketë ndryshime. Në pamjen e parë, duket që kemi një mundësi më shumë. Unë shoh gjë tjetër. Ata që do hyjnë, do kërkojnë të jenë kompetitivë. Do më vinte më mirë të vinte formacionin komplet, do ishin më tolerantë. Ne do shkuajmë të luajmë futboll, duhet të shkojmë të sulmojmë Spanjën. Ti nuk di të mbrosh. Duhet ta marrësh skuadrën. Si do mbrohesh? Ka një metodë për t’u mbrojtur. Kemi për ta mbajtur më mirë se Italinë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!