Sfida në “Air Albania”, Ballkani: Të gjithë shqiptarët në stadiumin ikonik

schedule21:07 - 24 Nëntor, 2023

schedule 21:07 - 24 Nëntor, 2023

Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do ta zhvillojë në stadiumin “Air Albania”.

Kampioni i Kosovës ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit detyrohet ta luajë jashtë Kosovës, pasi më as stadiumi “Fadil Vokrri” nuk po i plotëson kushtet e nevojshme.

Pas UEFA-s, edhe klubi nga Suhareka konfirmoi se ndeshja e 30 nëntorit do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

Mes tjerash, nga klubi i Ballkanit u theksua se synimi është për të shkruar historinë në këtë ndeshje, ashtu siç bëri edhe Kombëtarja shqiptare.

Postimi i plotë nga FC Ballkani

“Aty ku shqiptarët e bashkuar në Kombëtaren e Shqipërisë, shënuan rezultat historik në kualifikimet për Euro 2024, të enjten e 30 nëntorit zbret kampioni i Kosovës, që po ashtu tash e disa vite ka bërë bashkë futbollistë nga të gjitha trevat tona.

Fc Ballkani ndeshjen më të rëndësishme të deritanishme në UECL, do ta zhvillojë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, si nikoqir i Viktoria Plzen.

Skuadra jonë që po ndërton në vazhdimësi rezultate historike në nivel të klubeve, çdo herë është mbështetur nga tifozët e të gjitha viseve shqiptare. Andaj ky duel evropian, është edhe një mundësi për të qenë përsëri krahë njëri-tjetrit në stadiumin ikonik, në kërkim të një suksesi të radhës me përmasa evropiane.

“Le të dëgjojë gjithë bota mbarë,

Kështu rri bashkë, gjithë populli shqiptar”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!