Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong, foli për mediet spanjolle pas sfidës së Champions League kundër Slavia Prague. Barcelona ia doli të fitojë 1-2, falë një autogoli në minutën e 57-të nga Peter Olayinka. Në fjalën e tij për mediet, mesfushori holandez tha:
“Mendoj se ishim disi me fat. Slavia bëri një ndeshje shumë të mirë, ne nuk ishim në maksimumin tonë. Por në fund të ditës, kemi fituar një ndeshje të Champions League, që nuk është asnjëherë e lehtë”.
Barcelona me atë fitore ndaj Slavia Prague, Barcelona mori kreun e Grupit F, në kuotën e shtatë pikëve. Interi dhe Borussia Dortmund numërojnë nga katër pikë në këtë grup./abcnews.al