Sfida ndaj Kosovës, Anglia humbet dy futbollistë

schedule17:26 - 16 Nëntor, 2019

schedule 17:26 - 16 Nëntor, 2019

Anglia do të udhëtojë drejt Prishtinës për të luajtur takimin kundër Kosovës, i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2020. Anglia është kualifikuar si e para e grupit, ndërsa Kosova nuk ka asnjë shans kualifikimi nga ky grup.

Si pasojë, të dy skuadrat do të luajnë pa presion dhe t’i tregojnë botës futboll të bukur. Anglia nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë për këtë sfidë.

Jordan Henderson dhe Joe Gomez janë rikthyer në Liverpul dhe nuk do të jenë nën urdhrat e Gareth Southgate për sfidën ndaj Kosovës. Me Anglinë të kualifikuar, pritet që të ketë dhe disa largime tjera, nën maskimin e “dëmtimit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!