Atletico Madrid shënoi dy herë dhe u largua me tre pikë nga fusha e Celta Vigos ditën e djeshme. Golat e Luis Suarez dhe Yannick Carrascos rikthyen ekipin e Diego Simeones te suksesi në kampionat pas dy barazimeve pa gola.
E vetmja gjë negative ishte dëmtimi i Diego Costa. Sulmuesi pësoi një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 50-të, duke i lënë vendin Joao Felix.
Në mesjavë nisin duelet e grupeve në Champions League dhe “Colchoneros” vizitojnë kampionët në fuqi të Bayern Munchen në “Allianz Arena” mbrëmjen e së mërkurës (21 tetor).
32-vjeçari do të jetë mungesa e madhe e ekipit spanjoll në këtë përballje të fortë dhe tepër të komplikuar. Rikuperimi i tij është i pamundur dhe Simeone pritet t’i besojë sulmin dyshes Suarez-Joao Felix. /abcnews.al