Sfida ndaj Holandës, Mancini: Një rival i fortë, çelësi është… Immobile

schedule21:53 - 13 Tetor, 2020

schedule 21:53 - 13 Tetor, 2020

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës me Holandën, ku u shpreh: “Holanda është një skuadër e fortë, me lojtarë të rinj, që po përmirësohet ndeshje pas ndeshje.

Do të jetë një ndeshje e bukur. Ka qenë superiore ndaj Bosnjës, siç kemi qenë edhe ne kundër një Bosnje që mbrohet me njëmbëdhjetë lojtarë.

Do të ketë disa ndryshime në krahasim me Poloninë, do të kthehet Chiellini. Kemi shumë të rinj dhe mund të përmirësohemi akoma shumë nga tani e deri para Europianit.

Nesër do të luajë Immobile. Për Poloninë mendoja se ishte më mirë Belotti, ndërsa kjo ndeshje mendoj se është e përshtatshme për Immobilen”, u shpreh Mancini./abcnews.al