Sfida me Vllazninë në Kupë, Mehmeti: Do përgatitemi për çdo detaj, atmosfera është pozitive

schedule12:26 - 12 Prill, 2022

schedule 12:26 - 12 Prill, 2022

Partizani do të përballet në Kupën e Shqipërisë me Vllazninë për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, e cila do të zhvillohet në “Loro Boriçi” ditën e nesërme ora 17:45.

Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, me sfidën e parë mes tyre që ka përfunduar në barazim 0-0, në Shkodër demat e Dritan Mehmetit do të kërkojnë edhe kualifikimin në finalen e këtij kompeticioni.

Në konferencën për shtyp, trajneri i të kuqve analizoi takimin me kuqeblutë, ndërsa theksoi se në skuadër mbizotëron një atmosferë pozitive pasi ditët e fundit Partizani është stërvitur në shtëpinë e tij.

Atmosfera? – Skuadra është stërvitur me entuziazëm, plus edhe faktori që jemi stërvitur gjatë kësaj kohe në shtëpinë e Partizanit, që i ka munguar prej shumë viteve. Kjo është meritë e presidentit, sepse është një investim privat dhe kolosal që do t’i shërbejë brezave të Partizanit.

Si keni punuar me skuadrën? – Një nga faktorët kryesor që kjo skuadër tregon personalitet është në situatat që ekipi është në disavantazh ose në situata të vështira di të reagojë. Ky është një faktor që skuadra me stafin ka punuar shumë për të treguar personalitetin e duhur.

Partizani nuk fiton në Shkodër që nga 2020. – Duke pasur parasysh të gjitha faktorët, mendoj se një stadium i tillë është një kënaqësi të luash. Të dyja skuadrat do të nisen të barabarta. Do të fitojë më i miri.

Rrapaj? – Po punon në mënyrë individuale, si nga stafi mjekësor ashtu edhe nga përgatitësi atletik. Deri në 70% kemi mundësinë ta rikuperojmë. Sot kemi dhe një test të fundit, sepse ka pasur dhe disa shqetësime të vogla. Do të marrë një vendim sot pas stërvitjes.

Pësimin i golave? – Kemi pësuar me Laçin, sepse ka qenë më shumë një mungesë përqendrimi. Të marrësh një gol që në fillim të pjesës së dytë ishte një përqendrim i skuadrës. Nga këto gabime që kemi bërë kemi nxjerrë mësime. Te goli me Teutën kemi gabuar te pjesa jonë më e fortë, në vendosje, në momentin final, ku unë nuk e kisha përgatitur ashtu dhe kemi gabuar në goditjet standarde. Jemi përmirësuar sa kemi mundësi sepse dhe lojtarët janë të lodhur në aspektin psiko-fizik.

Bitri? – Dihen vlerat e tij, më vjen mirë që po e ritim performancën e tij, ka një cilësi shumë të mirë në lojën në ajër. Mendoj se ka akoma për të dhënë dhe të qëndrojë me këmbë në tokë. Punojmë për t’i shfrytëzuar aftësitë e tij, mundohemi që goditjet standarde t’i punojmë për t’ia lehtësuar mundësitë që ai të shënojë.

Aspekti teknik? – Që të punosh në aspektin tekniko-taktik duhet kohë. I kemi bërë dhe në mënyrë individuale por edhe në reparte. Megjithatë edhe koha është e shkurtër, por edhe situata në kampionat. Duhet të punojmë dhe në aspektin psikologjik. Në këtë situatë që ndodhet kampionati na duhet më shumë aspekti psiko-teknike.

Nëse del me penallti? – Mendoj që do të jetë një histori tjetër, edhe pse kemi barazuar ndeshjen e parë. Do të përgatitemi në çdo detaj. Kemi humbur penallti, por edhe lojtarë të klasit botëror kanë humbur shumë herë. Unë mendoj se penalltia është psikologjike dhe mendoj se këta lojtarë që i kanë humbur mund t’i realizojnë me Shkodrën nëse shkon deri aty.

E ardhmja? – Tani po e marr vesh për drejtorin sportiv. Unë jam pjesë e klubit dhe flasim me të për shumë gjëra. Jemi gjatë gjithë kohën në kontakt për të mirën e skuadrës. Kur unë jam i fiksuar te ndeshja ai më flet për të ardhmen, sepse ka një vizion për ta dërguar skuadrën aty ku e meriton. Trajnerët janë kalimtar dhe klubi do të mbetet gjithmonë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!