Sfida me Shqipërinë, Çekia publikon listën e lojtarëve të grumbulluar

schedule15:16 - 29 Gusht, 2023

schedule 15:16 - 29 Gusht, 2023

Shqipëria ka në muajin shtator dy ndeshje shumë të rëndësishme për Europianin, aty ku do të udhëtojë fillimisht në Çeki dhe më pas do të presë Poloninë në Shqipëri. Sakaq, trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavi ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këtë takim.

Bie në sy fakti se nga 23 lojtarët e grumbulluar, janë plot 13 lojtarë që luajnë jashtë Çekisë dhe 10 nga kampionati vendas. Ndërkohë, në skuadër bie fakti se janë edhe 2 vëllezër të cilët do të luajnë kundër kuqezinjve, Lukas Sadilek dhe Mikal Sadilek.

Një mungesë e madhe në këtë listë, është ajo e sulmuesit Patrik Schik i cili është i dëmtuar dhe do të mungojë së bashku me mbrojtësin David Jurasek, teksa trajneri ka lënë jashtë edhe portierin Tomas Vaclik./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!