Partizani do ta luajë në Elbasan ndeshjen e parë të Conference League kundër Sfintul Gheorghe, të enjten prej orës 20:00. Klubi i kuq ka dalë sot me njoftim në lidhje me biletat, pasi në stadium do të lejohen tifozët në numër të reduktuar.
Partizani njofton si më poshtë: Për këtë takim çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:
Biletat në tribunat qendrore A1, A3, A4 dhe B1, B2, B2, B3, B4, B5 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Biletat në tribunat përballë C3, D, E, F, G1, do të kushtojnë 300 Lek (të reja)
Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e martë e në vazhdim, ora 10:00 deri 20:00, pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu nga dita e mërkurë biletat mund t’i gjeni nga ora 10:00 deri 20:00 edhe pranë pikës së shitjes në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan.
Në këtë takim prezenca e publikut do të lejohet vetëm 30% e kapacitetit të stadiumit. Sipas protokolleve të UEFA-s tifozët duhet të respektojnë masat anti COVID-19:
Tifozët nuk duhet të hyjnë në stadium të organizuar dhe duhet të respektojnë distancën sociale brenda dhe jashtë ambienteve të stadiumit.
Tifozët duhet të respektojnë distancën sociale që në hyrje të stadiumit, duke mbajtur masken, si dhe të bëjnë dezinfektimin e duarve.
Gjatë qëndrimit në tribuna tifozët duhet të përdorin ulëset sipas numrit të biletës që disponojnë”. /abcnews.al