Turqia së fundmi si e gjithë bota po përballet me bejën e koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, e ka krahasuar Stambollin me qytetin kinez Ëuhan, në të cilin edhe shpërtheu epidemia e koronavirusit.
Në fjalën e tij para mediave Koca ka thënë se Stambolli tashmë ka marrë epitetin e epiqendrës së COVID-19 në tërë Turqinë.
Ministri ndër të tjera ka pretenduar se përhapja e COVID-19 në këtë qytet është futur nën kontroll me përcjelljen e kontakteve, që po udhëhiqet nga një ekip i ekspertëve.
“Ata përcjellin gjurmët sikur të ishin detektivë medicinal”, ka theksuar Koca, që nuk hezitoi të pranojë se po të veprohej ndryshe zor se do të mund ta ndalin përhapjen e mëtejme të coronavirusit.
NDërkohë deri më tani në Turqi kanë humbur jetën 2 491 persona dhe 101 790 të tjerë janë konfirmuar të infektuar. /abcnews.al