Sfida me Chelsea në Champions, Zhegrova grumbullohet nga Lille

schedule23:25 - 21 Shkurt, 2022

schedule 23:25 - 21 Shkurt, 2022

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të marrë disa minuta në sfidën që Lille do të luajë kundër Chelsea në Champions League, takim i cili do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00.

Zhegrova është grumbulluar kështu nga trajneri i Lille për këtë duel dhe është pjesë e listës së lojtarëve që do të përballen me blutë e Londrës.

Në këtë mënyrë lojtari i Kosovës do të ketë mundësinë të debutojë në Champions League, ditën e nesërme nëse do të ketë rezervuar trajneri minuta për të.

Ja lista e lojtarëve të ftuar nga Lille:

/f.a/abcnews.al