Sfida me Basaksehir, llogaritë e kualifikimit dhe Pogba: Rrëfehet Solskjaer

schedule22:54 - 23 Nëntor, 2020

schedule 22:54 - 23 Nëntor, 2020

Manchester United pret Basaksehir në “Old Trafford” nesër në mbrëmje. Një sfidë për t’u fituar në Champions League për ekipin anglez, aq më tepër që në Turqi u mposhtën.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur rreth kësaj sfide në prononcimin e zakonshëm për shtypin, teksa ka një koment edhe për Paul Pogba.

Është gjithmonë e vështirë të luash ndaj skuadrave turke. Ne kemi nevojë për 10 pikë për të siguruar kualifikimin. Jemi gati të japim më të mirën tonë nesër, duam të fitojmë ndeshjen nëpërmjet një loje të bukur.

Pogba? Shpresoj të jetë në gjendje për të luajtur ndaj Basaksehir. Sot është stërvitur mirë, por ndjen akoma pak dhimbje. Nesër do të vendosim së bashku nëse do të zbresë në fushë apo jo“, deklaron trajneri i “Djajve të Kuq”. /abcnews.al