“ Duhet t’i mendojnë gjërat mirë, pasi rasti im mund të jetë në ato 50% e rasteve që del me sukses…”- e nisi kështu Ergysi intervistën e tij për ABC News.
Ergysi edhe pse investoi në edukimin e tij duke përfunduar studimet e larta për mësuesi në degën Gjuhë Letërsisë nuk e mendoj dy herë largimin nga Shqipëria.
Si shumë bashkëmoshatarë të tij, 37 vjeçari nga Burreli nuk e refuzoi ftesën e kushëririt për të shkuar në tokën “e premtuar” të të rinjve shqiptarë në Angli për të punuar në një shtëpi bari.
“Unë kam qëndruar gati 4 vite, zgjedhja ishte e thjeshtë, sepse nuk e kisha kohën në favor sepse, kisha lënë familjen të krijuar. koha smë premtonte që t’ja nisja në punë të pastër e më pas të shihja për dokumenta. Nuk është aspak e vështirë, me njohje. Nëse i thua një kushëriri se po vij atje të pyesin çdo të bësh dhe e gjenë. “
Duke marrë rreziqet mbi supe ai punoi për 4 vite në shtëpi bari.
“Një gjë është e sigurtë, që çdokush që ka punuar atje e din, që çdo ditë do të zgjohesh duke parë dritaren për dajat, ndërsa natën me veshë në krahë se nëse bie dera në çdo moment do të shohësh ndonjë thikë apo hanxharë që të vjen.. Përveç frikës së arrestimit, ku ishim të qetë që s’të prekin në burg. E para është frika nga hajdutët që vijn dhe të grabisin kanabisin aty. Hajdutë që mund të jenë pijanecë dhe të droguar. Sa i përket 4 murëve të shtëpisë është energjia eletrike. Pasi kjo lidhet e jashtëligjëshme dhe nuk bëhet nga persona të specializuar. Mund të marrë flakë, mund të biesh në korentë, kjo ishte gjithë frika…. “
Egrysi është baba i tre fëmijëve, dhe sfida më e madhe e largimit nga Shqipëria, ishte padyshim shkëputja nga të vegjlit e tij.
“Është shumë e vështirë që të lësh mbrapa familjen, mamin, babin fëmijët e vegjël edhe njeriun e jetës.”
Jo vetëm la familjen, por shumë rrezikoi edhe gjatë udhëtimit.
“Plani fillestarë ishte që të shkonim me gomone se kostot ishin më pak, pavarësishtë se rreziku ishte më i madh. Gjërat edhe plani ndryshuan rrugës, sepse fillimishtë aty kemi përjetuar një gjë të tmerrshme. U nisëm dy gomone dhe njëra u fik, gomonja u mbush me ujë në Francë. Fati i mirë që pamë drita të shtëpive dhe shifnim ende bregun, u kthyem. Pastaj plani i dytë ishte ai me kamion me 24 mijë paund. Dy veta u futëm në një kuti druri si një arkivol, ngushtë….”
37 vjeçari për punën që bënte kishte vendosur në dijeni edhe familjen. Falë mbështetjes dhe sakrificave të saj, Ergysi thotë se ia doli të përmbushte objektivin që kishte, ndërsa për pagesën në shtëpi bari, shprehet i kënaqur.
“Familja ime e dinte, sepse nuk doja tju vij diçka e papritur. Duke pasur kontakt të vazhdueshëm, nuk doja të rrijn në ankth dhe në stres gjatë gjithë kohës. Objektivi ishte që të krijoja një bazë jetese dhe një mënyrë investimi për të ardhmen. Mund të të shkoj 1 muaj, por edhe 1 vit pa parë dritën e diellit. Çdo 1 muaj e gjys, merrja 12 mijë deri në 13 mijë paundë.”
Në fund të rrëfimit të tij, Ergysi thotë se në shtëpi bari jo çdokush mund t’ja dal, ndaj ka një mesazh për të rinjtë.
“Nuk është aq fushë me lule, e dinim se do bënim lekë për 1 vit apo për dy, por qëndrova 4 vite dhe nuk është ashtu. Do kisha qëndruar edhe më shumë, po mos të kisha krijuar familje.” – u shpreh ai për ABC News. / abcnews.al