Sfida e studentëve në Alabama, “Covid party” për të infektuar të tjerët

schedule08:27 - 8 Korrik, 2020

schedule 08:27 - 8 Korrik, 2020

Disa studentë në Tuscaloosa, Alabama, pasi  janë diagnostifikuar me koronavirus kanë marrë pjesë në një festë dhe kanë organizuar një garë se kush do të infektohet i pari me virus.

Kështu ka  deklaruar një anëtar i këshillit të qytetit për ABC News të mërkurën. Këshilltarja e qytetit, Sonia McKinstri, ka thënë që studentët kanë organizuar festa  të Covid në formë loje, në mënyrë që të infektojnë  të tjerët qëllimisht  me koronavirus.

“Ata kanë vendosur para në një vazo, dhe kanë tentuar që të sëmuren me Covid. Kushdo  që infektohet i pari, fiton vazon me para . Nuk ka kuptim”, ka thënë McKinstri. “Ata po e bëjnë këtë qëllimisht”. Sjelljen e studentëve e ka konfirmuar edhe shefi i departamentit të zjarrfikësve, Randi Smith.

Vetëm një orë pas fjalimit të Smith, këshilli ka vendosur në mënyrë unanime që maska të bëhet e detyrueshme në vendet publike.

127 mijë amerikanë deri  më tani kanë vdekur nga koronavirusi vetëm në SHBA./abcnews.al