Sfida e peshës së viteve/ Histori njerëzore të të moshuarve që bashkëjetojnë

schedule15:44 - 1 Tetor, 2024

schedule 15:44 - 1 Tetor, 2024

Kështu nisi kjo e martë në shtepinë e të moshuarve në Tiranë.

Në 1 tetorin, ditën e caktuar për respektin global për këtë kategori, në shtëpinë e tyre të madhe pritën vizitorë.

Nuk mungoi argëtimi nën ritmet e muzikës.

Historitë e tyre jane nga më të ndryshmet, bashkë i bën streha.

Skender Huqi jeton prej 8 vitesh në shtepinë e të moshuarve në kryqytet. 73 vjecari u vendos aty, pasi humbi bashkëshorten.

Sinkron skenderi: Vetmia eshte gangrene, këtu je midis njerezve. E ndjen veten më rehat. Ka jetë sociale.

Tiransin e vjetër, siç pëlqen ta quajnë, thote se jetesa në këtë shtëpi e ka rinuar.

“Të afërmit i kam këtu të gjithë. Kam një djalë por nuk jetoj me te, ai jeton me te emen se une jam i divorcuar. Me bahskëshorten e dytë nuk kam fëmijë. Azili zgjedhja me e bukur, te zgjat jeten, te rinon”.

Zonjat më të vjetra të shtëpisë, kështu njihen mes banorëve Mona Noka dhe Drita Muka.

Mona 80 vjeçare, tregon se 10 vite më parë nuk ka qenë e thjeshtë për të të kërkojë strehë në shtëpinë e të moshaurve.

“Ketu kemi gjetur qetesi per strehimin, nga ana morale anon cik merzia. Ne grate me ambjent shtepie nuk eshte e lehte”.

Ish mësuesja e matematikës nuk nguron të shprehë dashurinë për punonjëset që kujdesen për to.

“Më kanë zëvendesuar edhe fëmijën që më ka vdekur”.

Drita Muka kaloi për herë të parë pragun e shtëpisë së të moshuarve 17 vite më parë. E quan zgjedhjen e saj më të mirë, dhe gishtin nuk e drejton askund.

“Përrallë, tamam si përrallë na ishte një herë. Jetohet azili nuk është tabu. Kur ishim të rinj qe kishim fëmije të vegjel i conim në cerdhe nuk ankoheshin femijet, edhe ne nuk ankohemi. Edhe ne nuk kemi pse te ankohemi qe i lame femijet te jetojme se i rriti kurbeti”.

Në jetë ka kaluar shumë, sfidat e kanë bërë të fortë dhe shumë të ndjeshme në të njëjtën kohë.

“Kaloj shumë mirë, unë lexoj, ndonjëherë edhe qaj. Çfarë të prek më shumë? Edhe shikimi jot më prek shumë…”

76 vjeçarja që azilin nuk e quan tabu, ka një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

“Kushdo që nga të moshuarit është i vetmuar, të mos të rrije, le te vijë….”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!