Sezoni turistik, zona e Dumresë në festë

schedule17:03 - 12 Maj, 2019

schedule 17:03 - 12 Maj, 2019

Belshi ka hapur sezonin turistik dhe për një jave aty është festuar. Aktivitetet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga Dita e Balonave tek Miss Afërdita.

 

Prej një jave Belshi është në festë. Me hapjen e sezonit turistik, banorët e Dumresë po kalojnë netë argëtuese në qytetin e tyre.

Ishte festa e balonave, ajo që hapi javën e gëzueshme. Më pas fesat e Afërditës, Festivali i Dritave dhe Miss Afërdita 2019. Data me simbolike, të cilat lidhet me të kaluarën historike dhe kulturore të trevës së Dumresë e njohur për bukuritë natyrore që i dhurojnë 84 liqenet karstikë.

Në lashtësi në liqenin e Seferanit kryhej riti i dhurimit në nder të Perëndisë së Bukurisë Afërditës. Pikërisht për këtë motiv, një pjesë e aktiviteteve edhe sot simbolizojnë emrin e saj.

E gjithë zona e Dumresë është kthyer në destinacion turistik gjatë viteve të fundit. Çdo ditë bëhen ndryshime për zhvillimin e trevës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!