Policia e Shtetit ka nisur të marrë masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik në vend. Burime për Abc bëjnë me dije se fillimi i sezonit të ri turistik dhe mbarëvajtja e tij janë kryefjala e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe komisariatit të policisë së Kavajë.
Siç shihet edhe në video në terren kanë zbritur një pjesë e madhe e shërbimeve të policisë së Shtetit, për të siguruar të gjithë turistët që do të vizitojnë bregdetin e Spillesë gjatë sezonit të verës.
Policia e Shtetit ka si mision të sajin mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë por dhe turistëve të huaj që do të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë qetësie.
/Abcnews.al/