Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sezoni turistik nis me plazhe të ndotura dhe çmime të larta në Vlorë, turisti: Nuk ka roje bregdetare

schedule16:41 - 5 Qershor, 2022

schedule 16:41 - 5 Qershor, 2022

E diela e parë e muajit qershor ka shënuar rritje të pushuesve në plazhet e Vlorës.

Pjesa më e madhe e pushuesve thonë se problematike është pastrimi I plazheve.

Një prej pushuesve që frekuenton plazhi publik thotë se u detyrua, që të heqë vetë mbeturinat nga rëra.



Kjo është puna e ndërmarrjes së Bashkisë duhet të vijnë ti marrin me makinë, se me duar nuk merren. Unë o pastrova.”

“Në plazhet private gjendja nuk është aq e mirë, çadrat janë të vjetrat shezlongët, rëra e papastruar.

Një shqetësim tjetër është dhe siguria, pasi mungojnë rojet bregdetare.

“Nuk shohim roje, mos janë të padukshëm, mos janë në plazh.”

Këtë sezon çmimi i shezlongëve është rritur nga 100 deri 200 lekë.

Vjet paguaja 3 qind lekë këtë vit 5 qind të reja. Ka ndikuar çmimi I naftës tek kashta!”

“Vjet ka qenë 400 lekë këtë vit 500 lekë.”

Edhe në Durrës pushuesit kanë të njëjtat ankesa, për higjienën dhe rritjen e çmimeve.

“Ka nevojë për më shumë pastërti. Vjet paguam 3 mijë për shezlong tani 4-5 mijë. Ka e shezlonge me 10 mijë.”

“Po arrij pensionin. Shezloni me çadra 10 mijë lekë, s’është normale edhe këtu ka import. U detyrova të merrje për hatër të mbesës se unë nuk e dua.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!