Më shumë 45 mijë hyrje janë regjistruar vetëm në Portin e Vlorës gjatë këtij sezoni turistik. Treminali i ri ka ndikuar në rritjen e numrit të udhëtarëve dhe sipas autoriteteve portuale, muaji gusht shënoi dhe fluksin më të lartë të pushuesve nga Italia në Vlorë. Ndërkohë edhe pse sezoni ka mbaruar, në Portin e Vlorës vazhdon të ketë fluks turistësh të huaj, kryesisht nga Italia. Gjatë verës u kërkua që në linjën Vlorë-Brindizi të hyjnë në lundrim dhe tragete të tjera. Por, për këtë sezon fluksi u përballua vetëm me një traget. /ABC News Albania 24/7
Sezoni turistik, mbi 45 mijë hyrje në Shqipëri vetëm përmes portit të Vlorës
schedule12:44 - 19 Shtator, 2019
schedule 12:44 - 19 Shtator, 2019