Shërbimi që u ofrohet turistëve në Gjirokastër nuk është ende në standartin e duhur. Pas një mbledhje në prefekturë për sezonin turistik zv/ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku, deklaroi se disa subjekte nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare dhe për pasojë përballemi me raste të helmimeve të turistëve.
Jemi në muajt e verës, por Gjirokastra nuk është gati për të pritur turistët. Problematikat e sezonit u paraqitën në një tryezë me drejtoritë kryesore ku i pranishëm ishte edhe zv/ministri i Mjedisit dhe Turizmit Hajrulla Çeku. Shumë biznese nuk plotësojnë standartet higjeno-sanitare. Vetëm në Maj janë regjistruar tre raste të helmimit të turistëve.
“Shkon në një restorant me një tualet si për meshkuj dhe për femra”.
“Pastërtia dhe mirëmbajtja e mjedisit është një gjë çështje me të cilën po merremi rregullisht, jo vetëm në raport me sezonin turistik”.
Shqetësuese është edhe konkurrenca e pandershme e njësive akomoduese të paliçensuara.
“U bëj thirrje dhe njëherë të gjithë subjekteve që të kryejnë dhe regjistrimin vullnetar ose vetëdeklarimin si të arehura personale në marzhin e 15%”.
Një përfaqësues nga Bashkia Dropull tha se nga 42 monumente në këtë bashki, asnjëri prej tyre nuk është i vizitueshëm. Megjithëse kemi një rritje të interesit nga turistët për të vizituar Gjirokastrën, qyteti i gurtë ka ende shumë punë për të bërë./abcnews.al