Sezoni i verës dhe karantina shton alergjitë, Spitali Hygeia nis vizitat e pacientëve që shfaqin probleme shëndetësore

schedule18:41 - 14 Maj, 2020

schedule 18:41 - 14 Maj, 2020

Periudha e pandemisë dhe stina e verës kanë përkeqësuar rastet e personave që vuajnë nga astma dhe alergjitë. Doktoresha Maria Zoto Alergologe-Imunologe  në Spitalin Hygeia bën me dije se stina e verës stresi psikologjik si dhe përdorimi i shpeshtë i dezinfektantëve ka shtuar personat që vuajnë nga alergjitë.

“Ditët e fundit janë vënë re persona që vuajnë nga astma alergjike. Janë raste të cilat janë duke vuajtur prej javësh apo muajsh. Janë pacientë që mund të ishin në dijeni edhe më parë, por mund të jenë edhe pacientë ë rinj. Mendoj se përveç faktorëve alergjik, stresi psikologjik i kësaj periudhe, ka raste që ka ndikuar edhe përdorimi i tepruar i dezinfektantëve apo detergjente në shtëpi”, sqaron doktoresha.

Doktoresha Zoto shprehet se të gjithë ata qytetarë që kanë simptoma të tilla si teshtima, lotim të syve apo vështirësi në frymëmarrje duhet që ti drejtohen mjekëve për të marrë ndihmën e nevojshme.

“Kjo është një periudhë ku simptomat e alergjisë shtohen. Bëhet fjalë për simptoma ku preken rrugët e frymëmarrjes dhe zakonisht manifestohen me teshtima apo hundë të bllokuara. Por mund të shoqërohen edhe me simptoma të syve, skuqje, lotim si edhe të kruara. Ka raste që alergjia bllokon rrugët e frymëmarrjes, mund të jenë me vështirësi në frymëmarrje apo kollë”, u shpreh ajo.

Stina e verës ka shtuar ndërkohë rastet me alergjitë nga polenet.

Pavarësisht  kufizimit për shkak të pandemisë Spitali Hygeia duke zbatuar të gjitha masat e sigurisë për të shmangur përhapjen e infeksionit Covid -19 vijon që të ofrojë shërbim për të gjithë pacientët që kanë nevojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!