Elis Bakaj bëri një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Shakhtyor Soligorsk, duke luajtur 21 ndeshje në kampionatin bjellorus dhe duke shënuar 10 gola. Me një mesatare prej 1 goli në 180 minuta, sulmuesi shqiptar ishte lideri i ekipit të Soligorsk.
Forma e mirë e Bakajt dhe statistikat e shkëlqyera, i bënë të mundur transferimin te Dynamo Brest. Nga sezoni i ardhshëm, Bakaj do të aktivizohet me Brest, aty ku do ta ketë edhe më të lehtë të shënojë dhe të jetë i rëndësishëm.
Te Soligorsk, Bakaj u bë idhulli i tifozerisë, si dhe u shndërrua në një nga lojtarët më të mirë të elitës bjelloruse. 32 vjeçari u bë dhe pjesë e formacionit më të mirë të sezonit në Bjellorusi, çka tregon qartë kualitetet dhe formën e shkëlqyer të sulmuesit kuqezi./abcnews.al