Sezoni i ri nis më 16 gusht, mësoni sfidat e javës së parë të Premier League

schedule12:36 - 18 Qershor, 2024

schedule 12:36 - 18 Qershor, 2024

Premier League do të ngrejë siparin e sezonit të ri 2024-2025 të premten e 16 gushtit dhe këtë të martë, Federata Angleze e Futbollit ka përcaktuar përcaktuar edhe sfidn hapëse, që do të jetë ajo mes “Djajve të Kuq”, të Manchester United dhe skuadrës së Fulham, që do të luhet në mitikun e “Old Trafford”.

Nëse për djemtë e Ten Hag do të jetë një përballje e lehtë, totalisht e kundërta është për “Qytetarët” e Manchester City, të cilë do të përballen më 18 gusht, me “Blutë” e Chelsea, në “Stamford Bridge”, ndërsa “Të Kuqtë” e Liverpool do të nisin gjithçka përballë të sapongjiturve në elitë, Ipswich Town.

Sezoni i ardhshëm i Premier League do të zhvillohet në 33 fundjava, katër mesjava dhe e ashtuquajtura “Boxing Day”, teksa sipari do të ulet më 25 maj të vitit të ardhshëm, teksa pritet që të jetë një sezon spektakolar, sidomos pas këtij edicioni që sapo përjetuam. /i.m /abcnews.al

Java e parë:

Manchester United vs Fulham

Ipswich Town vs Liverpool

Arsenal vs Wolves

Everton vs Brighton

Newcastle United vs Southampton

Nottingham Forest vs Bournemouth

West Ham United vs Aston Villa

Brentford vs Crystal Palace

Chelsea vs Manchester City

Leicester City vs Tottenham Hotspur

Java e fundit

Bournemouth vs Leicester

Fulham vs Manchester City

Ipswich vs West Ham

Liverpool vs Crystal Palace

Manchester United vs Aston Villa

Newcastle vs Everton

Nottingham Forest vs Chelsea

Southampton vs Arsenal

Tottenham vs Brighton

Wolves vs Brentford

Ndeshjet kryesore