Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, është një talent i madh. 18-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon dhe jo vetëm që ka fituar një vend titullari, por ka qenë shpeshherë vendimtar.
Bomberi i “Djajve të Kuq”, autor i 16 golave mes kampionatit, FA Cup dhe Europa League, ka marrë elozhe të shumta, ndërsa sot, ka marrë një tjetër vlerësim.
Greenwood është votuar si lojtari më i mirë i muajit te Manchester United. Çmim individual mëse i merituar për djaloshin anglez, i cili ka një të ardhme të madhe përpara./abcnews.al
Our star man in July, as voted by you ❤️#MUFC @MasonGreenwood
— Manchester United (@ManUtd) August 2, 2020