Sezoni artistik: Teatri Kombëtar nis me festivalin e dramës shqipe

schedule19:00 - 3 Shtator, 2018

schedule 19:00 - 3 Shtator, 2018

Drama shqipe ze një vend të rëndësishëm në sezonin e ri artistik. Teatri Kombëtar e nis sezonin me festivalin e dramës shqipe që do të mbahet tek “Arturbina” në muajin shtator. Teatri i Metropolit me “Metrofest”, drama shqipe nga arkivi. Ndërsa teatri eksperimental ka një sezon të ngjeshur që do të jetë në çdo cep të Shqipërisë.

Institucionet kulturore në kryeqytet rikthehen në punë, për të përgatitur kalendarët artistik për sezonin e ri. Teatri Kombëtar e nis këtë sezon tek “Arturbina”, aty janë zhvendosur artistët dhe drejtuesit e këtij institucioni, për organizimin e festivalit kombëtar të dramës shqipe. Premiera e parë është “Tag” komedi e shkruar nga Bashkim Hoxha, e cila vjen me regji të Andia Xhungës.

Drejtorja artistike e teatrit eksperimental, Ada Ruçi, thotë se ky teatër prezanton një kalendar të ngjeshur. Starton turin në Elbasan dhe do të vazhdojnë shfaqjet në çdo cep të Shqipërisë thekson Ruçi.

Ada Ruçi, drejtore e teatrit eksperimental: “Ky kalendar i këtij sezoni është parashikuar që të ketë 8 premiera për spektatorin e rritur, do të jenë 2 premiera për adoleshentëtdhe prapë 7 premiera të tjera për spektatorin e vogël deri në këtë momeent nuk kemi marrë një informacion se ku do ti zhvillojmë ngjarjet, besoj se ato do të jenë të shtrira edhe në kohë edhe në hapësirë. Teatri eksperimental gjithashtu do të vazhdojë edhe nëpër turnetë e ndryshme nëpër rrethe, madje startohet që në këtë fundjavënë datën 6 dhe 7 shtator. Ne jemi me shfaqen “Darka e Lamtumirës” me komendinë në teatrin skampa Elbasan, për te vijuar menjëhere në Korçë në datën 8 dhe 9 në Kokofest po sërisht me këtë komedi. Gjatë gjithë sezonit nuk do të mungojë lëvizja për të arriturnë çdo cep të Shqipërisë në produksionet që ne kemi nga repertori i trashëguar nga vitet e kaluara qoftë edhe me shfaqet e reja që do t’i ofrohen spektatorëve në këtë sezon artistik.”

Edhe Teatri i Metropolit pritet të ketë një stinë artistike të ngjeshur. Një vend të veçantë ze “Metrofesti”, ku fokusi është tek drama shqipe e arkivit shpjegon Armela Demaj.

Armela Demaj, përgjegjësja e artit skenik: “Ka 4 vepra të tjera po të arkivit shqiptarqë është vepra nga Krist Berisha, “Rrajët që lëvizin” e Ernest Koliqit etj. Ka filluar puna, njëkohësisht janë 4 shfaqje duke bërë prova nëpër ambjente të ndryshmë të teatrit. E veçanta e Metrofestit, në këtë momente që flasim janë dhe ndërthurja e brezave me aktorë e regjizorë të rinj me aktorë e regjizorë me eksperiencë. Si shfaqe nisin në mes të shtatorit me Romeon dhe Zhuljentën dhe një shfaqe interaktive për fëmijë “Miushet e shkathta”. Këto janë që hapin dyert të parat, por përveç këtyre është dhe hapja e sezonit të ri me shfaqet e reja. Është edhe Ditari i Anna Frank që do të bëhet në dy versione shfaqja për të rritur dhe për fëmijë sepse po krijojmë një platformë edukative në lidhje me këtë vepër. Gjithashtu është dhe shfaqja për fëmijë që ka si mesazh njohjen dhe pranimin e fëmijëve më nevoja të veçanta një shfaqje me kukulla”.

Në artet pamore, Galeria Kombëtare do të çelë sezonin me ekspozitën e artistes kosovare Flaka Halit, me titull “Këtu apo atje është më atje.”
Për spektatorin e muzikës klasike, Teatri i Operas dhe Baletit në fund të muajit shtator do të risjellë operan “Karmen”, e cila rezultoi edhe një ndër shfaqjet më të sukseshme të sezonit artistik. Opera vjen në Pallat të Kongreseve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!