Pas një periudhe në hije, Julian Brandt është kthyer në formën e tij më të mirë këtë sezon me skuadrën e Dortmundit.
Mesfushori gjerman po kalon sezonin më të mirë të tij që nga viti 2019 kur u transferua për herë të parë, pasi ka pasur shumë ulje ngritje. Deri më tani në këtë sezon, Brandt ka luajtur 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 9 gola dhe ka asistuar 5 të tillë.
Brandt ka një kontratë deri në vitin 2026 me Dortmundin, por ende nuk ka pranuar të ulet për të diskutuar rinovimin. Kaq është dashur që klubet e mëdha angleze të shfaqin interes për të. Tottenham dhe Arsenal janë dy skuadrat të cilat po shfaqin dëshirën për ta sjellë në Britani djaloshin.
Sipas “Sport Bild”, dy klubet në fjalë do të tentojnë diçka për 26-vjeçarin në fund të sezonit, por Brandt gjithashtu duhet të ndajë mendjen nëse do të rinovojë kontratën apo do të largohet. Vlera e kartonit të tij vlerësohet rreth 50 milionë euro momentalisht./ h.ll/abcnews.al