Jose Luis Mendilibar është emëruar trajneri i ri i Sevillas.
Trajneri spanjoll mori postin, i cili u zbraz pas shkarkimit të argjentinasit Jorge Sampaoli.
Kontrata me 62-vjeçarin Mendilibar është llogaritur deri në fund të këtij sezoni.
Puna e fundit e Mendilibar ishte te Alaves në sezonin 2021/22.
Para kësaj, Mendilibar ka drejtuar Eibar, Osasuna, Athletic, Real Valladolid dhe Levante.
Sevilla është e 14-ta në tabelën e La Ligës me 28 pikë në 26 ndeshje. /G.D abcnews.al/
Burimi: Sevilla FC
? Welcome to #SevillaFC, José Luis Mendilibar! ?
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) March 21, 2023