Sevilla nuk heq dorë nga Xherdan Shaqiri, i plotëson kushtin kryesor

schedule22:19 - 7 Prill, 2020

schedule 22:19 - 7 Prill, 2020

Xherdan Shaqiri nuk mund të qëndrojë gjithmonë në stol dhe dëshiron të luajë. Aktivizimi te Liverpool është shumë i vështirë dhe 28-vjeçari nga Gjilani do të largohet në fund të sezonit nga kampionët e Evropës.

E ardhmja e tij pritet të jetë La Liga spanjolle. Sevilla e pëlqen shumë lojtarin e Zvicrës, për të cilin interesohet edhe Roma. Gjithsesi, Blick raporton se skuadra andaluziane i ka premtuar një post titullari lojtarit, që është edhe ajo që ai kërkon.

Liverpool kërkon 30 milion euro për kartonin e Shaqirit, shumë që nuk po arrin ta paguajë akoma asnjë klub. Lojtari ka një eksperiencë të madhe, ka luajtur me skuadra si Bayern Munchen, Inter dhe Liverpool, teksa aktivizohet në çdo rol të repartit sulmues. /abcnews.al