Sevilla do të ndeshet ditën e nesërme kundër Romës për finalen e Europa League.
Në prag të kësaj sfide, në konferencën për shtyp, trajneri i Sevilla, Mendilibar është shprehur tepër modest dhe entuziast për këtë sfidë.
“Ne po i afrohemi kësaj finale me qetësi. I thashë Mourinho se jam i nderuar të përballem me të. Ai ka marrë pjesë në shumë finale ndërsa për mua është e para. Por po e përgatis sikur të ishte ndonjë ndeshje e çfarëdoshme, sepse nuk dua t’i transmetoj nervozizëm lojtarëve. Ata janë të gjithë të disponueshëm dhe të gjithë mezi presin të jenë atje.
“Kush do të luajë në vend të Acuna? Të them të drejtën, ende nuk i kam idetë e qarta për këtë. Kam vetëm dy muaj e gjysmë këtu dhe gjërat po shkojnë mirë. Sa për të ardhmen, do të shikoj”, përfundoi ai./h.ll/abcnews.al