Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sevilla këmbëngul për Januzaj, por lojtari ka oferta edhe nga Premier League

schedule15:35 - 30 Gusht, 2022

schedule 15:35 - 30 Gusht, 2022

Adnan Januzaj është një lojtar i lirë që kur i përfundoi kontrata me Real Sociedad. Duke qenë lojtar i lirë ka disa skuadra që janë vënë pas tij për të shfrytëzuar mundësinë e një transferimi me kosto zero.

Në La Liga është skuadra e Sevillas e cila këmbëngul për shërbimet e lojtarit me origjinë shqiptare, ndërsa bisedimet mes palëve kanë avancuar.

Sipas Fabrizio Romano raportohet se Sevilla është në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e lojtarit dhe pritet që shumë shpejtë të ketë marrëveshje.



Klubi i La Ligës po shpreson në një marrëveshje të shpejtë, duke ditur se kanë mbetur më pak se dy ditë nga mbyllja e afatit kalimtar.

Kujtojmë se edhe ofertat nga Premier League nuk kanë munguar për shërbimet e lojtarit, teksa përmendim skuadra si Evertoni dhe West Ham. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!