Sevilla dhe Arsenal zbresin në fushë, Strakosha titullar për Lazion

schedule18:20 - 19 Shtator, 2019

schedule 18:20 - 19 Shtator, 2019

Thomas Strakosha duket se nuk e lëshon vendin e titullarit as në Europa League. Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit është një nga lojtarët kryesorë të Lazios, që sot udhëton drejt Rumanisë për t’u përballur me CFR Cluj. Italianët e Lazios synojnë ta nisin sa më mirë këtë edicion të Europa League.

Edhe rekordmenët e këtij kompeticioni, Sevilla, zbret në fushën e lojës në të njëjtin orar (18:55). Spanjollët do të synojnë fitoren në transfertën azere kundër Qarabag. Finalistët e edicionit të shkuar, Arsenal, luajnë gjithashtu në këtë orar.

“Topçinjtë” e Londrës kanë një sfidë shumë të vështirë përballë gjysmëfinalistëve të sezonit të shkuar, Eintracht Frankfurt./abcnews.al

Europa League (18:55)

Eintracht Franfurt – Arsenal
Qarabag – Sevilla
CFR Cluj – Lazio
APOEL – Dudelange
Basel – Krasnodar
Din. Kiyv – Malmo FF
Copenhagen – Lugano
Getafe – Trabzonspor
LASK Linz – Rosenborg
PSV – Sporting
Rennes – Celtic
St. Liege – Guimaraes