Severodonetsk është një qytet me rëndësi strategjike në rajonin lindor të Donbasit që ka qenë nën bombardime të pamëshirshme nga forcat ruse, sipas skynews.
Marrja në kontroll e qytetit dhe fqinjit Lysychansk do ta vinte të gjithë rajonin e Luhansk nën kontrollin e Rusisë. Luhansk përbën gjysmën e Donbasit fokusi aktual i përpjekjeve luftarake të Rusisë.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 11 June 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/7sAMSXqHpa
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/0H4JnqeYFy
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) June 11, 2022
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha këtë mëngjes Rusia ka nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, por forcat e saj kanë bërë pak përparim në përpjekjet për të rrethuar zonën më të gjerë nga veriu dhe jugu.
Sipas inteligjencës britanike, Rusia po grumbullon artilerinë dhe aftësitë e saj ajrore, në një përpjekje për të mposhtur mbrojtjen e Ukrainës. Ajo tha gjithashtu se Moska po përdor raketa kundër anije të epokës 1960 kundër objektivave tokësore.
“Rusia ka të ngjarë të përdorë sisteme të tilla armësh joefikase sepse nuk ka raketa moderne,” tha ministria britanike e mbrojtjes.
/abcnews.al