Seuli i mohon akuzat e Koresë së Veriut se dërgoi dronë në Phenian

schedule16:10 - 11 Tetor, 2024

schedule 16:10 - 11 Tetor, 2024

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha të premten se Koreja e Jugut dërgoi dronë mbi kryeqytetin e saj, Phenian, duke e cilësuar atë si “provokim ushtarak dhe politik”.

Megjithatë, ushtria e Koresë së Jugut e ka mohuar menjëherë këtë.

Dronët fluturuan natën dhe u futën në Phenian dhe shpërndanë “shumë” fletushka kundër Koresë së Veriut në kryeqytet javën e kaluar dhe këtë javë, tha Ministria e Jashtme verikoreane në një komunikatë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Ajo tha se nevojitet veprim hakmarrës ndaj këtij inkursion me dronë dhe i bëri thirrje Jugut t’i ndalë veprimet e tilla.

“Ky provokim i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm, i cili mund të çojë drejt konfliktit të armatosur dhe madje luftës mes dy palëve, duhet të ndalet menjëherë”, tha Ministria.

Por, ushtria e Koresë së Jugut tha se nuk ka dërguar dronë në Korenë e Veriut, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Disa aktivistë në Korenë e Jugut lëshojnë drejt Veriut balona të mbushura me ndihma dhe fletushka kritikuese ndaj liderit Kim Jong Un.

Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut janë ende në luftë teknikisht, pasi lufta e viteve 1950/1953 mes tyre përfundoi në armëpushim, jo me marrëveshje paqeje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!