Setien kundër Pique: Do ndryshosh mendim, Reali nuk i fiton të gjitha!

schedule10:58 - 20 Qershor, 2020

schedule 10:58 - 20 Qershor, 2020

Quique Setien, trajneri i Barcelonës, mendon se skuadra e tij ka sërish shanse për titullin kampion. Ndryshe u shpreh një ditë më parë Gerard Pique, i cili mendon se tani nuk kanë më gjë në dorë dhe se Real Madrid nuk do të gabojë më.

Setien, pas ndeshjes ka deklaruar: “Ka qenë thjesht zhgënjim i momentit, sidomos sepse ne kemi luajtur mirë në pjesën e parë. Ndoshta Pique nuk është ndjerë mirë, por jam i sigurt që do të ndryshojë mendim një ditë më pas.

Unë nuk mendoj se Real Madrid do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura. Tani nuk varet më nga, por kjo gjë mund të ndryshojë. E dinim që më parë se do të ishte shumë e vështirë ta fitonim çdo ndeshje. Praktikisht është e pamundur. Normalisht nuk kënaqem me një pikë që morëm”.

ÇFARË THA PIQUE – Qendërmbrojtësi, pas barazimit 0-0 kundër Sevilla, tha: “Mendoj se do të jetë e vështirë ta fitojmë kampionatin. Do bëjmë gjithçka mundemi, por nuk mendoj se Reali do të lërë shumë pikë. Nuk është më në dorën tonë dhe do të jetë e vështirë që Reali të lërë pikë.

Nga sa kemi parë në dy ndeshjet e fundit, do të jetë e vështirë. Kishim më shumë shanse për gol dhe kontroll të topit. I krijuam rastet, por nuk shënuam. Sevilla është në vendin e tretë dhe janë një ekip i nivelit të tillë. Barazimi na lë në një pozitë ku titulli nuk varet më nga ne”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!