Nuk janë në listën e pretendëtëve ama janë padyshim skuadra që dhurojnë futboll të bukur. Në orën 18:00, Sllovenia pret në “MHP Arena”, të Shtutgartit, “Vikingët” e Danimarkës në sfidën e parë, të Grupit C, sfidë e cila pritet të sjellë spektakël për afro 61 mijë të pranishmit, në arenën mitike gjermane.
Sa i përket formacioneve, tekniku Matjaz Kek i ka vendosur të tijët në fushë me formulën 4-4-2, ku në portë është vendosur “shtatlarti” Jan Oblak. Në krahët e mbrojtjes janë Karnicnik e Janza, me qendrën që mbulohet nga Drkusic e Bijol. Në mesfushë pozicionohen Stojanovic, Gnezda Cerin, Elsnik e Mlakar, ndëra sulmi me dy përbëhet nga Sporar dhe talenti, Benjamin Sesko.
Në krahun tjetër, tekniku i Danimarkës, Kasper Hjulmand i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-4-1-2, ku në portë është vendosur Schmeichel e para tij Vestergaard, Andersen e Christensen. Në krahët e mbrojtjes janë Bah e Kristiansen, me qendrën që mbulohet Hojbjerg e Hjulmand. Më i avancuar është Christian Eriksen, ndërsa në sulm janë vendosur Rasmus Hojlund e Older-Wind. /i.m /abcnews.al
Formacioni zyrtar: