S’është në dorën e Laportas, Barcelona ende nuk është pjesë e Superligës

schedule20:42 - 20 Prill, 2021

schedule 20:42 - 20 Prill, 2021

Barcelona është një nga 12 klubet themeluese të Superligës së Europës, por duket se jo zyrtarisht dhe ka pengesa të tjera për të shkuar deri atje.

Joan Laporta, presidenti i ri, duket se nuk dëshiron të marrë vendime i vetëm dhe këtë ia ka komunikuar edhe drejtuesve të kompeticionit në tentativë për t’u krijuar.

Siç raportohet nga mediet spanjolle Laporta ka bërë me dije se Barcelona do të marrë pjesë ne Superligë vetëm nëse Bordi i Aksionerëve të klubit e miraton këtë vendim.

Kështu, Barcelona ende nuk ka vendosur përfundimisht. Në rast se klubi spanjoll vendos të mos bëhet pjesë e Superligës në kontratë është përcaktuar se nuk do ketë asnjë penalizim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!