“Serjoza meriton shumë fëmijë”, Adelina Tahiri flet për planet me avokatin maqedonas

schedule11:25 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 11:25 - 26 Dhjetor, 2020

Këngëtarja, Adelina Tahiri është e martuar prej dy vitesh me avokatin maqedonas, Serjoza Markov dhe prej 7 vitesh në një lidhje.

Tashmë, çifti po mendon që të shtojnë familjen e tyre, pasi sipas Adelinës, Serjoza e meriton të ketë shumë fëmijë.

“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëjë, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, u shpreh ajo në një intervistë për Prive.

Kujtojmë që ata tashmë kanë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon. l.k/abcnews.al