Sërish tensione mes Turqisë dhe Izraelit, shkak bëhet karikatura e Erdoganit dhe Instagramit në Tel Aviv

schedule17:53 - 6 Gusht, 2024

schedule 17:53 - 6 Gusht, 2024

Një përballje e re përmes postimeve në “X” ka ndodhur mes Turqisë dhe  Izraelit, me rastin e postimit të ministrit të Jashtëm izraelit, Israel Katz, me komente kritike ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në postimin e saj, Ministria e Jashtme turke akuzon Katz-in se “është mësuar të bëjë deklarata banale, plot shpifje dhe gënjeshtra, duke synuar vendin tonë dhe presidentin tonë”.

“Ka disa kohë që personi në fjalë nuk mund të merret seriozisht. Republika e Turqisw do të vazhdojë të mbështesë palestinezët në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, përfundon Ministria e Jashtme turke.

Më herët, ministri i Jashtëm i Izraelit në një postim kritikoi Tajip Erdoganin me një postim në të cilin tha se “Dje, diktatori antisemitik Erdogan sulmoi verbalisht SHBA-në dhe vendet perëndimore, duke thënë se ata ishin ‘kapur nga sionistët e Izraelit’. Erdogan, ata që mbahen peng janë qytetarët e Turqisë, të bllokuar në diktaturën tuaj. Ju bllokuat Instagramin për 57 milionë përdorues në vendin tuaj, por lejuat hyrjen në llogarinë tuaj në Instagram. Sado sulme të bëhen kundër meje, unë do të vazhdoj të zbuloj të vërtetën para qytetarëve të Turqisë dhe botës. Një lider që përqafon Hamasin, shtyp popullin e tij dhe sillet si diktator është diktator”, theksoi ministri i Jashtëm izraelit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!