Barcelona dhe Real Madrid kryesojnë La Ligan spanjolle me nga 34 pikë dhe rivaliteti për titullin kampion sivjet do të jetë i ashpër deri në fund. Të mërkurën e datës 18 dhjetor luhet El Clasico në “Camp Nou”.
Trazirat e krijuara në Katalunjë i kanë shqetësuar të gjithë, teksa po përflitet për një tjetër shtyrje. Presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu i ka dhënë fund dilemave në një prononcim për AS dhe ka një mesazh për të gjithë tifozët e Barcelonës.
“El Clasico do të luhet të mërkurën e ardhshme, nuk do të kemi një tjetër shtyrje. Është përgjegjësia e të gjithëve për të luajtur këtë ndeshje. Stadiumi ynë është një hapësirë e shprehjes së lirë, gjithmonë ka qenë i tillë.
Duam të japim një mesazh normaliteti dhe qetësie. Ndeshja e së mërkurës duhet të jetë një festë për të gjithë, ftojmë tifozët tanë të vijnë në stadium me familjet dhe miqtë e tyre“, përfundon presidenti i Barcelonës. /abcnews.al