Kosova sërish ka shënuar shifra të larta të rastev etë reja të infektuarish me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid , 114 raste të reja duke e çuar në 3 178 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK.
Deri më tani kanë humbur jetën 58 persona dhe kanë fituar betejën me këtë sëmundje 1 824 persona. /abcnews.al