Sërish rritje të rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shënohen 3 viktima

schedule15:33 - 4 Gusht, 2021

schedule 15:33 - 4 Gusht, 2021

Janë shënuar rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid19. Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 164 raste të reja pozitive.  Prej tyre në Tetovë – 60, Shkup – 34, Gostivar -21, Kumanovë dhe Manastir – nga 8, Strumicë, Kërçovë, Dibër – nga 5, Shtip, Koçan – nga 4, Prilep, Strugë – nga 3, Berovë – 2 dhe Ohër, Pehçevë – nga 1.

Nga MSH në Maqedoninë e Veriut,  informojnë se kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19

Mosha e të infektuarve është nga 31 deri në mbi 65 vjeç. Tetova kryeson për nga numri i infektimeve por jo edhe i të vaksinuarve. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 19% e banorëve të Tetovës kanë pranuar dozën e parë. Përqindje më të lartë të të vaksinuarve regjistron qyteti i Kavadarit, Manastiri, Ohri dhe Shtipi.

“Gjatë ditës së djeshme me dozën e parë janë vaksinuar 3.909 qytetarë, ndërkaq gjithsej dje janë vaksinuar 12.939. Deri më tash gjithsej janë vaksinuar 519.106 qytetarë, ndërkaq me dy doza deri më tash janë vaksinuar 401.336 qytetarë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!