Sërish protesta në Holandë, 70 të arrestuar

schedule09:05 - 26 Janar, 2021

schedule 09:05 - 26 Janar, 2021

Policia holandeze ka arrestuar të paktën 70 persona pas trazirave që shpërthyen sërish duke shënuar kështu natën e tretë radhazi të protestave kundër vendimit të qeverisë  për masat e reja kundër Covid-19.

Shefi i policisë William Welders tha se janë arrestuar  70 persona deri në orën 22:00 , ndërsa policia ka shpërndarë turmën duke përdorur gaz lotsjellës.

Gjithashtu janë vendosur 5.700  gjoba për shkeljen e orarit të lëvizjes midis orës 21.00 dhe 4.30 të mëngjesit.

“Kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën, ky është një veprim kriminal,” tha kryeministri Mark Rutte në Hagë.

Holanda ka raportuar deri më tani 13,579 viktima  dhe 952,950 raste me Covid. Sindikata e policisë NPB tha se priten protesta të tjera për arsye të zgjatjes së bllokimit dhe gjithashtu  programit të vaksinimit.

“Ne nuk kemi parë kaq shumë dhunë në 40 vite,” tha anëtari i bordit të sindikatës së policisë Koen Simmers në programin televiziv Nieuwsuur. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!