Në Bjellorusi vazhdojnë protestat dhe marshimet kundër presidentit Lukashenko. Rrugët e kryeqytetit Minsk u pushtuan serish nga protestues që kërkojnë largimin e presidentit te zgjedhur sipas tyre me vota te manipuluara ne zgjedhjet e 9 gushtit.
Megjithatë, për shkak të motit, lodhjes pas një rezistence të gjatë dhe shtypjes së dhunshme sistematike nga policia, numri i protestuesve në qytetet e Bjellorusisë ka pasur rënie. Aktualisht në Bjellorusi taktikat e organizimit të protestave kanë ndryshuar. Organizatorët e protestave po bëjnë thirrje për tubime më të vogla, me qëllim shmangien e arrestimeve.
Sipas një raporti të OKB-së, protestuesit janë dhunuar nga policia ne protestat e këtyre muajve dhe deri tani janë regjistruar mbi 27 mijë persona të arrestuar ne manifestimet qytetare. Raporti thekson gjithashtu se ndaj protestuesve janë kryer tortura dhe disa persona kanë vdekur.
Aleksander Lukashenko, që e mban pushtetin prej 26 vitesh, vazhdon të refuzojë çdo lloj negocimi me opozitën, duke detyruar anëtarë të saj të largohen nga Bjellorusia.
Bashkimi Europian dhe SHBA, nuk e kane njohur Lukashenkon si fitues te rregullt te zgjedhjeve presidenciale, duke vendosur gjithashtu edhe sanksione ndaj tij dhe aleatëve të tij. Pjesa më e madhe e Shteteve perëndimore janë pozicionuar prej muajsh në krah të opozitës bjelloruse./abcnews.al

