Sërish probleme shëndetësore për Berlusconin, ish-kryeministri shtrohet në spital

schedule13:06 - 5 Prill, 2023

schedule 13:06 - 5 Prill, 2023

Ish-kryeministri i Italisë dhe kryetari i partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi duket se është duke kaluar një situatë të vështirë shëndetësore.

Mësohet se Berlusconi, në moshën 86-vjeçare tanimë është shtruar mëngjesin e sotëm në spitalin San Raffaelo në Milano.

Presidenti i klubit të Monza në Serie A la ambientet e këtij spitali pas një shtrimi 4 ditor më 30 mars. Në atë rast ai u shtrua për kontrolle që besohet se lidheshin me një episod aritmie, ndërsa këtë herë ende nuk dihet gjendja e tij dhe shkaku pse është shtruar.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!