Sërish në protestë, banorët e Unazës themelojnë lëvizjen e re

schedule19:18 - 15 Tetor, 2019

schedule 19:18 - 15 Tetor, 2019

Banorët e Unazës së Re kanë zhvilluar një protestë tjetër mbrëmjen e kësaj të marte. Mësohet se në mbështetje të protestuesve janë edhe përfaqësues nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Banorët e kanë bazuar protestën e sotme në simbolika. Ata kanë vendosur shirita të bardhë në gojë dhe kanë kryqëzuar duart në shenjë proteste ndaj qeverisë.

Gjithashtu ata i kanë kërkuar presidentit të shpërndajë parlamentin. Ka pasur ultimatum që të ketë transparencë për projektin e unazës së re ose në të kundërtën protestat do të përshkallëzohen.

Ndërkohë në fund të protestës ata themeluan një lëvizje. Ajo do të cilësohet Lëvizja e Grave për Dinjitet. Kjo nismë është vazhdimësi e firmave që u mblodhën dje ndaj gjestit të bërë nga ambasadori Bernd Borchardt.

Gjithashtu të pranishme janë edhe forca të shumta policie. Ata janë të distancuar nga vendi ku po protestohet, por po ruajnë perimetrin që të mos bllokohet rruga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!