Me mijëra persona janë mbledhur në qendër të Hong Kongut për të manifestuar në mbrojtje të demokracisë; kjo pavarësisht se autoritetet nuk kishin dhënë autorizim dhe organizatorët në ditë më parë e kishin anuluar.
Edhe pse u anulua dhe nuk pritej të kishte manifestime, me mijëra persona kanë zbritur në rrugët e Hong Kong për të protestuar në mbrojtje të demokracisë.
Kjo pavarësisht se policia nuk kishte dhënë autorizim për shkak të trazirave të një jave më parë. Edhe këtë fundjavë parashikohen përplashe të dhunshme me manufestuesit që kanë ndërtuar barrikada, dhe agjentët e pollicisë nga ana tjetër që kanë marrë masat për të shpërndarë turmën me ujë me presion.
Për të shmangur ndalimin për të protestuar, manifestuesit prganizuan lutje fetare në masë, për të cilat nuk është i nevojshëm një autorizim nga forcat e rendit.
Me mijëra persona janë mbledhur në këtë mënyrë në qendër të ishullit ndërsa policia ka rrethuar zyrën e Lidhjes ku ndodhen zyrat e qeverisë qendrore kineze në ish koloninë britanike./ABC News Albania 24/7