Sërish lëvizje në stolin e Barcelonës, rikthehet një “ish” katalanas

schedule13:42 - 21 Gusht, 2020

schedule 13:42 - 21 Gusht, 2020

Ronald Koeman ka nisur punën në krye të Barcelonës dhe revolucioni i madh katalanas, duket se ka nisur. Shumë lojtarë pritet të vijnë e të ikin, si dhe ndryshime ka pasur edhe në stafin teknik.

Sot, stolit të Koeman i është bashkuar edhe ish-sulmuesi i njohur, Henrikh Larsson. Suedezi ka luajtur për disa vite në sulmin e Barcelonës dhe është një nga figurat më të dashura nga tifozët “Cules”.

Një fushatë ndoshta e presidentit Bartomeu për të rifituar mbrapsht tifozët e tij, që duket sikur e kanë braktisur. Gjithsesi, Larsson e sheh si një mundësi të artë për t’iu bashkuar botës së trajnerit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!